Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev po qëndron në Bullgari, ku do të merr pjesë në një konferencë ndërkombëtare ”Integrimi më i fuqishëm rajonal i Ballkanit” që mbahet në Sofje, përcjell telegrafi Maqedoni.
AIM bën të ditur se konferenca do të hapet nga kryeministri bullgar, Boyko Borisov, si edhe drejtoresha ekzekutive e Bankës Botërore Kristalina Georgieva.
Pritet që në takim të flitet për lehtësime kufitare në rajon, forcim të tregtisë, si edhe për aspekte rajonale të Teknologjisë Informatike. Në konferencë marrin pjesë edhe kryeministrat serb e bullgar, respektivisht Ana Bërnariq dhe Edi Rama, kryetarët e Malit të Zi dhe Kosovës, Filip Vujanoviq dhe Hashim Thaçi, ministri për tregti i Bosnjës dhe Hercegovinës, Mirko Sharoviq.
Nga BE-ja merr pjesë Johannes Hahn, komisioner për zgjerim dhe fqinjësi të mirë. Zaev shoqërohet nga ministrat Koço Angjushev dhe Dragan Tevdovski./Telegrafi
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...