Në Gjykatën Themelore ka nisur seanca gjyqësore ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi e Faton Topalli.
Tashmë në sallë kanë arritur në cilësinë e dëshmitarëve deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu dhe ai i LDK-së, Naser Osmani, shkruan arbresh.info.
Dëshmitari Naser Osmani në dëshminë e tij ka thënë se nuk i kujtohet kush e ka hedhur gazin.
“Sa më kujtohet kam qenë prezent në të gjitha seancat e kuvendit gjatë vitit 2015. Sipas mendimit tim seanca e parë që ka pasur pengesa në zhvillimin e saj ka qenë seanca kur është gjuajtur me vezë kryeministri. Nuk më kujtohen datat, por veç ngjarjet. Seancat tjera të radhës janë ndërpre për shkak të rrëmujës që janë krijuar me hudhjen e gazit lotsjellës. Nuk më kujtohet kush e ka hedhur, janë kamerat ato që kanë kapur gjithçka”,u shpreh Osmani, shkruan arbresh.info.
I pyetur nga kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra nëse në seancat tjera ka parë dikë që ka hedhur gazin, Osmani tha se më asnjë seancë nuk kam parë ndonjë person që ka hedhur gazin.
Osmani tha se për këtë çështje ka dhënë deklaratë në polici,pasi sipas tij i është thënë që të gjithë deputetët duhet të japin deklaratë.
Pas kësaj prokurori e ballafaqoj atë me deklaratën e tij.
Prokurori tha se në deklaratën e tij në polici në atë kohë, Osmani kishte thënë se e kishe parë Albin Kurtin kur ka hedhur gazin, por Osmani vazhdoj të mohoj që i kujtohet çfarë ka parë në seancë, shkruan arbresh.info.
“Po të kisha qenë dëshmitar në kohën e ngjarjes kisha dëshmu ndryshe, sot pasi ka kalu një kohë e gjatë tash nuk më kuntohet ajo ngjarje në detaje”, u shpreh Osmani
Ai tha se ka qenë situat e frustruar në kohën kur ka deklaruar.
“Në seancë kanë qenë shumë deputet, nuk e di pse jam përzgjedhur unë me ardhë këtu me dëshmu”, tha Osmani./arbresh.info
Para ndeshjes me Rumaninë, delegacioni i FFK-së mirëpritet n...
Ramosaj: Doracaku për “Edukim seksual” i papranueshëm, s’mun...
Pjesëtarë të FSK-së po mësojnë në Shqipëri të pilotojnë me h...
Prokuroria jep detaje lidhur me arrestimin e një serbi i dys...
Celibashi: 1.7 miliardë lekë duhen vetëm për votim elektroni...
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...