Google ADS

Seanca ndaj deputetëve të VV-së, Kadri Veseli nuk vjen në cilësinë e dëshmitarit

09:17 | 7 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Pritet të nis pas pak në Gjykatën Themelore seanca gjyqësore ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi e Faton Topalli.

Tashmë në sallë kanë arritur në cilësinë e dëshmitarëve deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu dhe ai i LDK-së, Naser Osmani, shkruan arbresh.info.

Ndërkaq, ende nuk ka arritur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i cili po ashtu është i ftuar në cilësinë e dëshmitarit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme