Superylli Lionel Messi ka pranuar se Javier Mascherano dëshiron të largohet nga Barcelona muajin e ardhshëm.
Mbrojtësi argjentinas Javier Mascherano është afër largimit nga Barcelona për transferim te Super Liga e Kinës, transmeton portali arbresh.info.
“E njoh Mascheranon dhe kam folur me të, nuk do të tregoj se çfarë ka thënë, por përfundimisht e kuptoj se ai dëshiron të luaj më shumë”, ka thënë Messi. “Ai dëshiron të luaj dhe jo të qëndrojë në bankinë, pa marrë parasysh se sa e mirë është bankina e Barcelonës”
“E kuptoj që gjëja më e bukur është të luash dhe të shijosh [futbollin] dhe ai e sheh se nuk e ka këtu këtë mundësi për të luajtur minutat që dëshiron dhe ai kërkon të shikoj diku tjetër që është e kuptueshme”
Mbrojtësi 33-vjeçar ka bërë vetëm gjashtë paraqitje këtë sezon te gjiganti katalunas pas gjithsej 14 xhirove./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...