Ambasada Ruse në Kanada ka reaguar pas vizitës se presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Kanada, me një njoftim ku thuhet se, “Pas vizitës së fundit të z. Thaçi në Ottawa dhe komenteve të tij anti-ruse për median kanadeze, ne do të dëshironim të shfrytëzojmë rastin për t’i kujtuar të gjithëve se Kosova është Serbi”, shkruan arbresh.info
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës Demokratëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryetar i së cilës është Eliot Engel, duke shkruar se Kosova është e pavarur dhe Krimea është Ukrainë.
“Duam të shfrytëzojmë rastin t’ia kujtojmë secilit që Kosova është e pavarur dhe se Krimea është Ukrainë”, thuhet në reagimin e Komisionit për Punë të Jashtme.
Pas kësaj, edhe ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci, dhe një numër i madh i personaliteteve vendore dhe ndërkombëtare kanë shpërndarë në Twitter qëndrimin e Komisionit./arbresh.info/
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...