Google ADS

Përmbyllet fushata kundër diskriminimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

07:46 | 7 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala mbanë konferencën përmbyllëse të fushatës vetëdijësuese kundër diskriminimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë “Një Fije Dritë”.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë krerë institucional vendor e ndërkombëtar, perfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, diplomat të huaj, përfaqësues të medieve si dhe disa nga viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Në konferencë do të shpalosen aktivitetet 10 ditore gjatë fushatës, video-mesazhi që i parapriu fushatës si dhe do të adresohen kërkesat e viktimave tek  krerët institucional përgjegjës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme