Kohëzgjatja e një ylberi në Tajvan, ka habitur të gjithë banorët, por edhe shkencën. Ylberi ka qëndruar në qiellin e qytetit për 9 orë rresht duke dhuruar një pamje të pazakontë.
Ky fenomen është kapur nga profesorët dhe studentët e Universitetit kulturor Kinez.
Ata po shpresojnë që ky fenomen të futet në librin e rekordeve “Guinness” si ylberi që ka zgjatur më shumë në histori. Fotografitë e tyre dhe videot e regjistruara tregojnë ylberin që qëndroi në malet e Taipei-t që prej orës 06:50 deri në orën 15:55. Aktualisht rekordi për ylberin që ka zgjatur më shumë është 6 orë dhe është regjistruar në Jorkshire Angli, më 14 mars të 1994./opinion/
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...