Fansat e Kim Kardashian ankohet për parfumet e saj

23:00 | 6 Dhjetor 2017
Arbresh.info

U raportua për shitje të madhe të parfumeve të Kim Kardashian qysh nga dita e parë e shitjes.

Mirëpo siç duket tani Kim ka probleme me shitjen e parfumeve të saj, shkruan tmz.com, transmeton arbresh.info.

Problemi është që klientët nga Australia, Zelanda e Re dhe disa vende tjera kanë paguar për parfumet e Kim Kardashian mirëpo porosia ende nuk ka rritur tek blerësit. TMZ ka mësuar se parfumët e Kim Kardashian po konsiderohen si një material i rrezikshëm/ndezshëm, kjo për arsye të përmbajtjes së alkoolit, andaj ata nuk do të mund të transmetohen nga FedEx dhe transportues të tjerë.

E natyrisht që konsumatorët janë ankuar sepse Kim nuk kishte paralajmëruar se do të ketë ndërprerje të shitjes.

Mirëpo burime të lidhura me Kim tregojnë se ajo dhe njerëzit e saj thanë se nuk ka asnjë problem me transportimin e mallrave të tyre jashtë shtetit. Ata janë në procesin e kontaktimit me klientë duke i premtuar se nëse nuk arrijnë produktet parat do t’i rimburësohet të plota./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme