Google ADS

Tillerson: Assad i rëndësishëm për bisedimet e paqes në Siri

22:53 | 6 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka deklaruar se “është e rëndësishme” pjesëmarrja e Presidentit Bashat al-Assad në bisedimet për paqe në Siri.

Ai shtoi se Uashingtoni i ka kërkuar Moskës që të lehtësojë përfshirjen e qeverisë siriane në negociatat e Gjenevës, raportojnë mediat amerikane, transmeton portali arbresh.info

“Ne u kemi thënë rusëve se është e rëndësishme që regjimi sirian të marrë pjesë në tryezë dhe të jetë pjesë e negociatave”, tha Tillerson.

“Është e rëndësishme që për sa kohë që Bashar al-Assad është ende udhëheqës i atij regjimi, ai të jetë i angazhuar drejtpërdrejtë në këto diskutime”, shtoi ai nga shtabi i NATO-s në Bruksel.

Rusia ka kërkuar që bisedimet e paqes mbi Sirinë të jenë sa më gjithëpërfshirëse, duke thënë se pjesëmarrja e të gjitha palëve është thelbësore.

Javën e kaluar, ekipi qeveritar sirian i kryesuar nga Bashar Jaafari dha dorëheqjen nga raundi i fundit i bisedimeve, duke akuzuar delegacionin e opozitës për hedhjen poshtë të plotë të rolit të Asadit në një aranzhim të ardhshëm politik të tranzicionit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme