Ajo zyrtarisht është më e madhe se Ariana Grande dhe Rihanna, për të mos e përmendur edhe Beyoncen dhe Taylor Swift.
Ylli i pop-it britanik Dua Lipa është shpallur ‘Femra e vitit 2017 në Britani’, shkruan The Guardian, transmeton arbresh.info.
Shumë artistë të mëdhenj kanë luftuar për këtë çmim por Dua Lipa në moshën 22 vjeçare është bërë një zë i fuqishëm në muzikë.
Lipa në moshën 13 vjeçare u shpërngul në Britani të Madhe nga Kosova bashkë me prindërit e saj shqiptarë. Dy vjet më vonë ajo u shpërngul në Londër për të ndjekur ëndrrën e saj në muzikë, ku si start ajo postonte këngë online.
Ajo momentalisht është këngëtarja më e kërkuar për momentin thotë eksperti, Jammes Masterton.
“Lipa është këngëtarja më e kërkuar për momentin”, thotë Masterton.
Përpoz muzikës Dua Lipa ka folur gjithmonë me shumë guxim për feminizmin dhe rëndësinë që kanë fanset e gjinisë femërore për të.
“New Rules” tani më është bërë hiti i të gjitha kohrave. Deri më tani, videoja ka marrë 746 milion shikime, duke u renditur në mesin e videove më të mira në YouTube të vitit 2017.
Suksesi i Lipas është një mësim në rëndësinë e kultivimit të talenteve të reja në vend.
“Etiketat kanë mësuar shpejt se si të luajnë sërish lojën e gjatë, në një mënyrë që ndoshta nuk është parë që nga vitet 1980. Kjo është një pasojë e mundshme e kufijve gjithnjë e më të fortë. Menaxherët janë më pak të prirur për të shkruar një investim, që është për të gjithë përfituesit “, thotë Masterton./arbresh.info/
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...