Organizata të ndryshme të shoqërisë civile kanë protestuar para Kryekonsullatës së Shteteve të Bashkuara në Amerikës (SHBA) në Stamboll të Turqisë pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
Pjesëmarrësit në protestën e kryesuar nga Shoqata Rinore e Anadollit (AGD) dënuan vendimin e SHBA-ve, duke mbajtur pankarta me mbishkrimin “Jerusalemi është i Islamit”.
Ali Uğur Bulut, përfaqësues i shoqatës AGD, ka theksuar se vendimi i tillë i paligjshëm do të vendosë SHBA-të dhe Izraelin para një rezultati të papritur.
“Cilësimi i Jerusalemit, qytetit historik islam, kibles sonë të parë, si kryeqytet të Izraelit, do të inicojë një proces të ri i cili do të vë në pikëpyetje tërë praninë dhe marrëdhëniet e SHBA-ve në këtë rajon”, ka theksuar Bulut.
Pas fjalimit, protestuesit u larguan nga konsullata.
Reagimi vjen pasi presidenti amerikan Trump deklaroi se ka ardhur koha ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane në këtë qytet, edhe pse rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në vitin 1980 nuk e njeh aneksimin e Jerusalemit Lindor dhe shpalljen e tij si kryeqytet. /AA/
https://www.facebook.com/Reuters/videos/1727307303956285/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën