Truri i foshnjave dëmtohet nga ajri i ndotur

21:55 | 6 Dhjetor 2017
Arbresh.info

17 milionë foshnja nën moshën njëvjeçare janë duke frymuar ajër të ndotur, kështu duke vendosur në rrezik zhvillimin e trurit të tyre, ka paralajmëruar agjencioni për fëmijë i OKB-së.

Foshnjat në Azinë Jugore janë më së shumti të prekura, ku 12 milionë prej tyre jetojnë në zonat ku ndotja e ajrit është më e lartë se nivelet normale.

Ndërsa katër milionë të tjera janë në rrezik në Azinë Lindore dhe vendet e Pacifikut.

UNICEF ka deklaruar që frymëmarrja e copëzave të ndotura të ajrit mund të dëmtoj indet e trurit dhe ulë zhvillimet kognitive./klankosova.tv/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme