Google ADS

Situata në Kongo më e rëndë se në Lindjen e Mesme

21:49 | 6 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Konflikti në Kongo ka detyruar 1.7 milionë njerëz që të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë këtij viti, duke shkaktuar një “krizë të madhe”.

Për të dytin vit rradhazi, Kongo është  më i prekur nga zhvendosja e konflikteve në botë, theksojnë agjencitë e ndihmave, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

Kongo është goditur për nga jostabiliteti, përderisa milicia rivale po lufton për kontrollin e territorit.

Konflikti është përkeqësuar nga mos mbajtja e zgjedhjeve vitin e kaluar.

“Kjo është një krizë e madhe. Shkalla e njerëzve që largohen nga dhuna jashtë vendit, tejkalon krizën në Siri, Jemen dhe Irak”, ka theksuar Ulrika Blom, drejtoreshë e Këshillit Norvegjez për Refugjatë në Kongo.

Ajo ka theksuar se nëse nuk mirren masa shpejt, shumë njerëz do të vdesin nga uria./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme