Këta janë katër pretendentët për Guvernator

19:10 | 6 Dhjetor 2017
M. A.

Janë përzgjedhur katër nga 26 kandidatët për postin e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës. Kështu ka njoftuar kumtesa nga BQK.

Në këtë kumtesë thuhet

Paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për Guvernator, pas vlerësimit të integritetit, përgatitjes profesionale, shkathtësive teknike, njohurive të sistemit financiar si dhe njohurive për politika mikro dhe makro ekonomike si dhe pas vlerësimit të përformancës së treguar gjatë intervistës, ka bërë dhe ka dërguar listën përfundimtare Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, me kandidatët si në vijim:
1. Fehmi Mehmeti
2. Shkëndije Himaj
3. Besnik Bislimi
4. Safet Merovci

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme