Haxhiu: Jeta e punëtorit vlen 7,500 euro?!

15:31 | 6 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook ka reaguar pas dënimit që i është shqiptuar kompanisë Bechtel&Enka, ku kjo kompani është dënuar me vetëm 7,500 euro gjobë , raporton arbresh.info.

Sipas saj a ka ndonjë institucione të drejtësisë në këtë vend që vendosin drejtësi dhe japin dënime penale për vdekjet e punëtorëve në vendet e punës.

Më poshtë keni postimin e plotë të Haxhiut:

7, 500 euro qenka dënu kompania Bechtel&Enka për vdekjen e punëtorit në vendin e punës! Madje inspektoriati krekoset me këtë!

Pra u kuptua se në Kosovë jeta e një punëtori vlen 7,500 euro?!

E dhimbshme!

A ka institucione të drejtësisë në këtë vend që vendosin drejtësi dhe japin dënime penale për vdekjet e punëtorëve në vendet e punës?

Përgjegjësia penale është e para dhe mbi të gjitha!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme