Në takimin me grupin punues të zyrtarëve për komunikim të ministrive, të involvuara në procesin e integrimit Evropian, ministrja Dhurata Hoxha, ka theksuar se 35 kapituj të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, mbulojnë sferat e zhvillimit të një shoqërie, andaj, ka theksuar ajo, për të arritur standardet e kërkuara për integrim, kërkohet që të avancohet në të gjitha këto fusha.
“Kërkohet koordinim i mirëfilltë dhe njëkohësisht të zhvillohet komunikim me qytetarët në baza të rregullta, në mënyrë që edhe ata ta kenë të qartë se çfarë kërkohet nga ta dhe cili do të ishte kontributi i tyre në këtë proces”, ka theksuar Hoxha, duke kërkuar që të komunikojnë detaje të procesit të integrimit, në mënyrë të rregullt të informojnë për zhvillimet në këtë proces dhe kontributin e tyre në vendimmarrje.
Ministrja Hoxha kërkoi të kihet parasysh rëndësia dhe serioziteti i procesit integrues në komunikim.
“Përcillni me seriozitet procesin dhe në koordinim me Zyrën për informim të MIE-së, komunikimin e rregullt të procesit te integrimit dhe zbatimin e MSA-së, në fushat Tuaja, pasi që së shpejti, Strategjia për komunikim shkon për aprovim në Qeveri dhe ministrat gjegjës, do të kenë raportime të rregullta për nivelin e zbatueshmërisë së Strategjisë dhe sfidave të procesit”, ka theksuar Hoxha përmes një komunikate për media.
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...