Lëvizja Vetëvendosje sot do të dorëzojë në Kuvendin e Kosovës një kërkesë , përmes së cilës do të kërkojë debat parlamentar për dënimin e aktivistëve të tyre si dhe vrasjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit. Kështu ka thënë në një konferencë për medie, deputeti i këtij subjekti Sami Kurteshi, shkruan arbresh.info.
“Ne sot do të dorëzojmë një kërkesë për debat parlamentar për aktivistët e dënuar dhe rastin e vrasjes së Astrit Deharit”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se në lidhje më rastin e dënimit të aktivistëve prokuroria ka bërë një varg shkeljesh, duke shtuar se dënimi për ta është krejtësisht i pabazuar dhe i motivuar politikisht.
“Krejt ky dënim është bazuar në hamendësime dhe kjo dëshmon krejtësisht për një dënim të motivuar politikisht. Të gjitha faktet, dëshmitë që i ka ofruar policia janë dëshmuar si të shpifura dhe nuk janë dëshmuar si të vërteta. Ne natyrisht që nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi. Ju e dini që njëri prej aktivistëve Frashër Krasniqi është deputet dhe deri sot gjykata nuk ka ofruar asnjë dëshmi Kuvendit se përse mungon një deputet i saj”, ka thënë ai.
Kurteshi, ka pohuar se nuk do të ndalen së kërkuari asnjëherë drejtësi për aktivistët dhe vdekjen e Astrit Deharit.
“Ne si VV jemi të vendosur dhe nuk do të frikësohemi e as nuk do të ndalemi për të vënë drejtësi në vend. Ne nuk do të ndalemi në asnjë rast për të kërkuar drejtësi në lidhje me rastin”, ka thënë ai./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...