Google ADS

Prokurori kërkon që njëri anëtar i trupit gjykues të jetë ndërkombëtar

13:58 | 6 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Avokati i Sami Lushtakut në rastin e arratisjes së tij nga QKUK-ja, Arianit Koci ka kërkuar në seancën fillestare ndaj tij sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës që të mos lexohen aktakuzat ndaj të pandehurve.

Sipas tij, të akuzuarit janë në dijeni me aktakuzat që janë ngritur ndaj tyre, shkruan arbresh.info.

Prokurori i rastit tha se përkrah propozimin e Kocit.

Ai ka kërkuar që së paku një anëtar i trupit gjykues të jetë sndërkombëtar.

“Zyrtarisht ende nuk jam i njoftuar sa i përket përbërjes së trupit gjykues, unë jam ende i mendimit që së paku një anëtar i trupit gjykues të jetë ndërkombëtar”. tha ai.

Por kryetari i Trupit gjykues, Shasivar Hoti e ndërpreu atë duke i thënë se caktimi i trupit gjykues është në kompetencë të kryetarit të Gjykatës./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1619346611463758/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme