Deputeti Selimi: Presidenti Thaçi është i rrezikshëm për Kosovën

13:29 | 6 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi e ka quajtur presidentin Thaçi si president të Prontos. Madje Selimi në statusin e shkruar në profilin e tij në facebook ka thënë se ai po bëhet rrezik për Kosovën dhe sigurinë e saj, shkruan arbresh.info.

Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:

“Presidenti i Pronto-s duket në krizë të rëndë, jo vetëm politike. Ai tashmë nuk është vetëm i papërgjegjshëm por ka kohë që është bërë edhe rrezik për Kosovën dhe për sigurinë e saj.

Së paku në prani të ushtarëve të FSK-së ai nuk do të duhej të mos e vlerësonte prezencën ushtarake të NATO-s në Kosovë.

Thaçi do të duhej t’i raportonte Kuvendit e jo të shkonte të bënte prova amatore me prompterë në prani të ushtarëve të FSK-së që tash e sa vite po manipulohen me ëndrrën e tyre që një ditë edhe ata të jenë ushtarë të ushtrisë që e duan.

Ushtarët duan ushtri e jo mashtrime”, ka shkruar ai në facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme