Interi dhe Man Utd shkëmbejnë yjet?

13:07 | 6 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Interi raportohet se i ka ofruar Manchester United futbollistin Joao Mario si shkëmbim me Juan Matan.

Mata ka qenë me “Djajtë e Kuq” që nga viti 2014 dhe së fundmi ka pretenduar se është i lumtur për të qëndruar në Manchester United, megjithëse kontrata e tij aktuale skadon në fund të sezonit aktual, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në ‘Corriere dello Sport’, Interi ka propozuar direkt një shkëmbim me Marion, i cili ka startuar në vetëm katër ndeshje në Serie A këtë sezon, por edhe pse trajneri Jose Mourinho nuk ka kundërshtuar idenë për transferimin e portugezit në Old Trafford, ai nuk dorëzohet për të mbajtur Matan në klub.

Raporti shton që Mourinho preferon një marrëveshje për të siguruar lojtarin me të holla./arbresh.info/

Të ngjashme