Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dje ka mbajtur një fjalim të gjatë para pjesëtarëve të FSK-së.
Zyra për Informim e Presidentit ka thënë për Express se fjalimi i djeshëm ishte një adresim para pjesëtarëve të FSK-së dhe qytetarëve të Kosovës, të cilët e kanë ndjekur këtë fjalim përmes transmetimit të drejtpërdrejt nëpër media.
Kjo zyre ka konfirmuar se Presidenti fjalimin e fundvitit do ta mbajë ara deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ashtu siç e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
“Presidenti i Republikës së Kosovës është duke pritur që Kryesia e Kuvendit të Kosovës të caktojë seancën për mbajtjen e fjalimit vjetor të presidentit, ashtu siç është e përcaktuar me legjislacion dhe me praktikën parlamentare”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Për fjalimin e djeshëm para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, zyrtarët e presidencës kanë thënë se Presidenti i Republikës së Kosovës është edhe Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe fjalimi i djeshëm ishte adresim për ushtarët e FSK-së dhe qytetarët e Kosovës.
“Këto adresime publike nuk bëhen në asnjë rrethanë për të anashkaluar obligimet kushtetuese dhe ligjore që presidenti i vendit ka ndaj Kuvendit të Kosovës, mirëpo janë një formë e re e komunikimit që aplikohet më qëllim të trajtimit të temave më të rëndësishme për opinionin e gjerë publik”, thuhet në përgjigjet e tyre.
Ndryshe, presidentë të shumtë në botë, të cilët janë edhe komandantë supremë të ushtrive shtetërore, shpeshherë u drejtohen qytetarëve nga kampet e ushtrive dhe duket se këtë radhë edhe presidenti Thaçi ka përvetësuar praktika botërore, sepse është hera e parë që Presidenti i Kosovës u drejtohet ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga një kazermë e tyre./Gazeta Express/
Begaj viziton arbëreshët e Italisë: Do të mbetet një kujtim ...
Ancelotti tregon haptas se a do të bëjë Real Madridi ndonjë ...
“Trepça” dërgon padi ndaj një ish-punëtori, thot...
Vrasja e kreut të Hamasit, reagon Hezbollahu: Do ta përshkal...
Ursula von der Leyen javën tjetër në Kosovë
Mucunski-Drexel: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në p...