Reker: NVM-të, boshti kurrizor për zhvillimin e Kosovës

11:19 | 6 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Thomas Reker menaxher kryesor i projektit KfW nga qeveria gjermane tha se është punuar shumë që të realizohet ky synim për nënshkrimin e marrëveshjes në mes Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe ambasadës së Suedisë, shkruan arbresh.info.

Sipas tij zhvillimi ekonomik i Kosovës është synimi i tyre, duke shtuar  se duhet të dëshmojnë të rinjve kosovarë që këtu kanë të ardhme.

“Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë boshti kurrizor për zhvillimin e këtij vendi”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për nënshkrimin e marrëveshjes me Ministrinë e Financave prej 7.44 milionë euro e që sipas tij kjo marrëveshje është e rëndësishme.

“Së bashku me bashkimin e forcave kemi arritur ta bëjmë këtë e krejt për hir të popullit të Kosovës”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme