Hamza: Aspekti financiar nuk është problem për shndërrimin e FSK-së

11:17 | 6 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka deklaruar sot në Kuvend se çështjet financiare nuk janë problem për shndërrimin e FSK-së në ushtri.

Hamza e bëri këtë deklaratë gjatë seancës së Kuvendit ku po vazhdon edhe sot debati për Buxhetin e vitit 2018, shkruan arbresh.info.

“Unë ju siguroj se aspekti financiar, pra buxheti nuk ka me qenë probvlem për transferimin e FSK-së në ushtri. Të kryhet pjesa tjetër, ka mujt të kryhet më herët po të ishim më të vendosur. E di ti Driton pse su kry”, ka thënë Hamza.

Kjo përgjigje e tij ka ardhur pas kritikave të deputetit të LDK-së, Driton Selmanajt ndaj ndarjes së mjetet buxhetore duke thënë se më shumë mjete janë ndarë për ata që kanë luftuar para 17 vitesh sesa për FSK-në që garanton sot sigurinë./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme