Google ADS

Ka nisur seanca ndaj të miturve për vrasjen e Aulon Zekës

10:25 | 6 Dhjetor 2017
L G

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj dy të miturve,  G.H dhe R.G, të dyshuar për vrasjen e  16 vjeçarit Aulon Zeka.

Por, derisa brenda po mbahet gjykimi ndaj dy të pandehurve,  kundër të cilëve  Prokuroria Themelore, Departamenti për të mitur ka paraqitur propozim për shqiptimin e dënimit  për vrasjen e 16 vjeçarit,  para gjykatës  familjarë dhe shokë të Aulon Zekës po protestojnë, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e tij.

Gjykimi do të jetë i mbyllur për media.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Prishtinës, Departamenti për të Mitur i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka propozuar dënim me burgim për dy të mitur, si të dyshuar për vrasjen e Aulon Zekës.

Ndryshe, 16 vjeçari Aulon Zeka është gjetur i vdekur në mëngjesin e  15 shtatorit  rreth orës 11:00, në rrugën “Gjon Sereqi” në Prishtinë.  I ndjeri ishte qëlluar me katër plumba në trup. /Arbresh.info/

Të ngjashme