Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka pritur në një takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler dhe shefin e Zyrës Koordinuese të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), Gunther Zimmer.
Gjatë takimit, Ministri Rikalo informoi ambasadorin Pfandler me planin e punës për zhvillimin e bujqësisë, me programet mbështetëse të ministrisë për sektorin e bujqësisë, si dhe me projektet që do të zbatohen për të mbështetur prodhuesit bujqësorë në vitin e ardhshëm, shkruan arbresh.info.
Shefi i Zyrës së Koordinimit ADA, Gunther theksoi se bashkëpunimi i deritanishëm ka qenë jashtëzakonisht i frytshëm dhe shprehu shpresën se do të vazhdojë në atë drejtim. Ai i kërkoi Ministrit Rikalo të mbështesë zbatimin e projekteve IPA II.
Ministri Rikalo shprehu gatishmërinë e Ministrisë për të vazhduar bashkëpunimin me ADA dhe krahas kësaj edhe interesim për çdo lloj bashkëpunimi nëpërmjet shkëmbimit të përvojave, kryesisht të arsimit dhe teknologjisë moderne./arbresh.info/
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...