Google ADS

Arsenali i vendos çmim superyllit Alexis Sanchez

09:46 | 6 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Arsenali është i gatshëm të shes superyllin Alexis Sanchez te Manchester City në merkaton e muajit janar nëse ata pranojnë ndonjë ofertë prej 50 milionë funta apo më shumë.

Reprezentuesi kilian ishte afër largimit nga “Topçinjtë” në ditën e fundit të merkatos verore, por ‘BBC Sport’ raportoi që transferimi i tij dështoi për shkak se skuadra e trajnerit Arsene Wenger dështoi për të siguruar zëvendësuesin e tij, transmeton portali arbresh.info.

Por sipas raporteve të fundit, qëndrimi i Arsenali ka ndryshuar dhe ata janë të gatshëm të bëjnë biznes në rast se i shtrohet oferta e duhur – që duhet të jetë 50 mijë funta ose më shumë.

Po ashtu, thuhet se Manchester City do të përpiqet sërish për të nënshkruar me sulmuesin Alexis Sanchez, i cili është njëri nga futbollistët më të mirë në Evropë edhe pse ende nuk ka arritur në formën e tij më të mirë këtë sezon.

Sanchez do të përshtatej mirë në linjën frontale te City, ku Pep Guardiola tashmë ka në dispozicion futbollistët si Raheem Sterling, Leroy Sane dhe Kevin de Bruyne./arbresh.info/

Të ngjashme