Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamäki, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ka deklaruar se Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord për kushtet që duhen plotësuar për liberalizimin e vizave.
Sipas saj, për të ndodhur liberalizimi është në dorën e Kosovës që t’i përmbushë dy kushtet e mbetura, demarkacionin me Malin e Zi, si dhe të dhënat e evidentuara kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Kosova dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë rënë dakord për kushtet që duhen plotësuar për liberalizimin e vizave. Kanë mbetur vetëm edhe dy kritere të paplotësuara: Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe të dhënat e evidentuara kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Bashkimi Evropian do t’i përmbahet marrëveshjeve të tyre, por tani shpresoj që Kosova t’i përmbushë kushtet për liberalizimin e vizave. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamäki, duke shtuar se liberalizimi i vizave tani varet nga Kosova.
Gjatë kësaj interviste për “Zërin” diplomatja finlandeze ka porositur përfaqësuesit e palës kosovare dhe serbe që të kthehen në tryezën e negociatave në Bruksel, pasi që, sipas saj, dialogu ka ngecur muajt e fundit.
“Finlanda mbështet perspektivën e Kosovës për në BE dhe Finlanda mbështet dialogun e Beogradit dhe të Prishtinës, kështu që ne sugjerojmë kthim në tryezën e negacioneve”.
Ajo ka folur edhe për 100-vjetorin e Pavarësisë së Finlandës, të cilën e festojnë sot, duke thënë se përgjatë periudhës njëshekullore kanë arritur standard të lartë të jetesës për qytetarët e saj si rezultat i një ekonomie të zhvilluar, mirëqenie të duhur sociale, arsim të cilësisë së lartë, si dhe barazi gjinore. Të gjitha këto beneficione, sipas saj, i shfrytëzojnë edhe 10 mijë kosovarë që jetojnë në Finlandë. /Zëri.info/
51 të vdekur nga shpërthimi në minierën e qymyrit në Iran
Haradinaj: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë shembul i idealit ...
Dueli i rëndësishëm në Ligën e Kombeve, dalin në shitje bile...
Zbulohet data/ Ja kur është dasma e Dafinës dhe Kreshnikut
Sot në ora 14:43 fillon sitna e vjeshtës, IHMK njofton për p...
Të shtëna masive në Alabama, të paktën katër të vdekur dhe s...