Historia 17-vjeçare e dashurisë së Jonida Maliqit me biznesmenin Gent Prizreni ka marrë fund, duke mos lënë më vend për komente.
Prej kohësh mediat kanë shkruar për këtë ndarje edhe pse Jonida ka preferuar ta mbajë sa më larg.
Divorci mes tyre ka kohë që përflitet dhe prej disa muajsh çifti nuk jetojnë më së bashku, por deri tani nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim konkret prej tyre.
E ftuar në “Top Albania Radio” në një intervistë me moderatoren Dojna Mema, këngëtarja preku për herë të parë temën e divorcit.
Fillimisht ajo falenderoi mediat që nuk e kanë ngacmuar apo thumbuar për marrdhënien e saj e cila zgjati 17 vite dhe ka theksuar se epiqendra e jetës së saj është vetëm djali i vogël Dani, shkruan blitz.al.
“Në momentin që pretendon të nisësh një marrëdhënie pritet jo që të përfundosh por t’i shkosh deri në fund. Rasti im nuk ishte i tillë, jeta kështu është. Nuk kam dhënë detaje rreth kësaj çështjeje ashtu sikurse nuk kam dhënë detaje kur kam qenë e lumtur sepse jo më kot jeta ime personale më përket vetëm mua”, është shprehur ajo duke mbyllur kështu komentin e saj./Blitz.al
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”