Kërcënimet nga Koreja Veriore kanë shkaktuar fillimin e një plani për evakuimin masiv në Japoni.
Qeveria japoneze thuhet se po planifikon të mbajë stërvitje bërthamore në Tokio, në mes të kërcënimeve në rritje nga Kim Jong-un, shkruan “Sun”, transmeton portali arbresh.info
Kjo është hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore, që Japonia po mban një ushtrim të tillë.
Më shumë se nëntë milionë njerëz jetojnë në Tokio, ndërsa rreth katër milionë të tjerë hyjnë në qytet pasiqë udhëtojnë për punë.
Kreu japonez Shinzo Abe u ka bërë thirrje autoriteteve të identifikojnë ndërtesat që mund të dyfishojnë si strehimore emergjente.
Abe është duke i trajtuar shumë sëriozisht kërcënimet nga Koreja Veriore.
Vetëm javën e kaluar 1.6 milionë banorë në Fukuoka morën pjesë në një stërvitje të sulmeve raketore.
Kim ka shkarkuar dy raketa mbi Japoninë gjatë këtij viti, duke shkaktuar lëshimin e alarmit për mbrojtje në të gjithë vendin.
Detajet e stërvitjes në Tokio nuk janë zbuluar, por që pritet të ndodhë në tremujorin e parë të vitit 2018./arbresh.info/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D