Humbet një profesoreshë në Shkup, burri i saj apel për ta gjetur

23:48 | 5 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Orëve të fundit kanë buçitur thirrjet për të gjetur profesoreshën e fakultetit shkenca të bujqësisë dhe ushqimit në Shkup, Snezhana Trojaçanec.

Përveç apeleve të ndryshme nëpër rrjetet sociale, burri i saj Pllamen me një deklaratë prekëse ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta gjetur gruan e tij, Snezhana.

”Ju lutem të ndihmoni për ta gjetur gruan dhe nënën e fëmijëve tanë. Nuk e di kur ka dalë nga shtëpia pasi kam fjetur gjatë natës. Në mëngjes e kam vërejtur se nuk është. Jashtë është ftohtë, më ndihmoni që ta gjejmë” ka deklaruar burri i së humburës.

Profesoresha e humbur është e moshës 52 vjeçare ndërsa nëse ka ndonjë informacione rreth saj, familjarët kërkojnë t’i informoni në numrin 078 257 878. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme