Chelsea dhe Atletico Madridi kanë ndarë pikët në ndeshjen e fundit të grupit C, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Pjesa e parë nuk dhuroi gola, dhe nuk kishte ndonjë rast të veçant për t’u përmendur.
Simeone kërkoi gol në pjesën e dytë dhe atë ja solli Saul Niguez në minutën e 56-të të takimit.
Në minutën e 75-të Stevan Savic shënoi për 1-1 një autogol të parëndësishëm pasi Roma po triumfonte ndaj Qarabagut.
Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat dhe Chelsea me barazim siguroi vendin e dytë me pikë të barabarta me Romën, por bilanc më të dobët.
Roma do të takohet me vendet e dyta të grupeve rivale (me skuadra jo italiane), kurse Chelsea do të përballet me liderët e grupeve tjera në fazën tjetër (që janë skuadra jo angleze). /arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë