Nëse jeni grua me pak përvojë në jetë, tashmë duhet të dini se ju jeni “shefi”.
Me shumë kujdes ju ia dilni që të kujdesuni për shëndetin e familjarëve tuaj, të kontrolloni shpenzimet familjare, të kujdeseni për pleqtë, të filloni një biznes, të martoheni dhe të divorcoheni.
Për të gjitha këto, ju keni avantazhin e jetëgjatësisë mbi burrat, shkruan “Today”, transmeton portali arbresh.info
Gratë e moshuara ndonjëherë ndjehen sikur janë të padukshme për vendet e punës dhe bizneset, por sipas “Ekonomia e jetëgjatësisë: zhbllokimi i tregut më të shpejtë në rritje në botë, tregu më i keqkuptuar”, thuhet se e ardhmja u përket grave.
Sipas studimit thuhet se gratë që janë të përgatitura më shumë se bashkëmoshatarët e tyre do të marrin pozita të rëndësishme.
Studimi ka gjetur gjithashtu se gratë janë shumë më kursimtare se burrat, prandaj theksohet se burrat nuk do arrijnë të jenë menaxhues të mirë në të ardhmen. Gjithashtu, studimi thekson se burrat e moshuar kaplohen nga rutina më shumë sesa gratë./arbresh.info/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation