Ish Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni, duke komentuar raportin e komisionit të ri për demarkacionin të kryesuar nga Shpejtim Bulliqi, ka theksuar që ky komision ka dështuar të argumentoj humbjen e territorit.
I plotësuar (22:00) – Ai madje e ka thënë që kjo është një fyerje për qytetarët e Kosovës, që sipas tij, kanë ngelur peng të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, pa liberalizim të vizave.
“Një konstatim i tillë pa asnjë rekomandim, përveç që është amatoresk është edhe budallallëk që fyen secilin qytetarë të Kosovës, që qëndron i izoluar tash e sa vite për shkak të një kauze të ndërtuar tërësisht artificialisht”
“Po të dilte edhe me një argument, qofte më të voglin, se Kosova ka humbë territor, do të isha i pari që do të dilja të kërkoja falje” ka thënë Skender Hyseni në një intervistë në Zona B të Klan Kosovës.
Hyseni vlerësoi që themelimi komisionit të ri dhe raporti i prezantuar nga ky komision, është “një lojë e pakuptueshme dhe e papranueshme që bëri Haradinaj me qytetarët”
“Nënshkrimi i marrëveshjes sipas komisionit të Mehës, tregon besueshmërinë në institucione”
Ish Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka deklaruar që ndër dokumentacionin e dërguar në GJND për pavarësimin e Kosovës, janë edhe dy harta që flasin për territorin e Kosovës.
Referenca kryesore e këtij dokumentacioni është Kushtetua e Krahinës Autonome të Kosovës e vitit 1974.
“Kushtetuta e Krahinës Autonome të Kosovës e vitit 1974 e definon territorin kështu; territori i Kosovës përbëhet nga territori i komunave, e territori i komunave përbëhet nga zonat kadastrale”
“Është fundamentalisht parimi kadastral i referuar qartë në kushtetutën e vitit 1974” ka thënë Skender Hyseni në një intervistë në Zona B të Klan Kosovës.
Hyseni ka thënë që qeveria Mustafa ka gjetur pothuajse të përfunduar punën e komisionin shtetëror te udhëhequr nga Murat Meha dhe se ka vazhduar procedurat, duke besuar në institucionet kosovare.
“Krejt çka ka bërë kjo qeveri është që ka dërguar tutje përgjegjësitë shtetërore, që i bie që kanë besuar dhe vazhdojnë të besojnë fuqishëm në institucione”
“Procedura ka qenë normale. E aprovon qeveria, në bazë të raportit është përpiluar projekt marrëveshja në bashkëpunim me Malin e Zi, pastaj presidentja e vendit autorizon nënshkrimin nga ministrat e të dyja vendeve”
“Nëse një komision për përcaktimin e vijës për matjen e territorit, komision profesional, çka më jep të drejte mua të kontestoj apo të hamendësoj atë” deklaroi Skender Hyseni, njofton Klan Kosova.
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...