Google ADS

Prokurori i SHBA-ve kërkon të dhëna nga banka gjermane për Donald Trump

22:22 | 5 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Prokurori special Robert Muller, i cili po heton bashkëpunimin e pretenduar të Rusisë me pjesëtarë të ekipit të Trumpit gjatë fushatës presidenciale, i ka kërkuar bankës gjermane “Deutsche Bank” të dorëzojë të dhënat e transaksioneve që kanë lidhje me kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Mediat amerikane kanë theksuar se Muller e ka bërë kërkesën disa javë më parë, mirpo banka ka refuzuar të kërkesën, duke vënë në pah ligjet e privatësisë, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

“Deutsche Bank” është një nga kreditorët më të mëdhenjë të organizatës së Trump për projekte ndërtimi.

FBI pretendon se Moska u përpoq të ndikonte në zgjedhjet presidenciale në favor të Donald Trump./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme