“SHBA-të mund të shkatërrohen nga sulmi hapësinor i Kinës dhe Rusisë”

21:47 | 5 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Komandantët amerikanë kanë pranuar se ushtria e tyre mund të dëmtohet tërësisht nga sulm hapësinore nga Kina apo Rusia.

Zyrtarët e Pentagonit ka theksuar se ekziston rreziku që forcat e tyre të mbeten plotësisht në errësirë nga sulmet ndaj satelitëve të tyre, shkruan Sun, transmeton portali arbresh.info

Kina dhe Rusia po zhvillojnë armë hapësionre, me frikën se ata tanimë kanë marrë udhëheqjen mbi SHBA-të.

Kolonel Rick Zellman, komandant i brigadës hapësinore të Ushtrisë Amerikane, ka deklaruar se “thelbi” i tyre është të zhvillojnë teknologjinë për të luftuar përsëri.

Ndër të tjera ai ka theksuar se SHBA-të po konsiderojnë investime në aeroplanët “afër hapësirës” për të ofruar një tjetër alternativë për satelitët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme