Ushtria amerikane do të qëndrojë në Siri “deri sa të jetë e nevojshme”

21:23 | 5 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Ushtria amerikane planifikon të qëndrojë në Siri për aq kohë sa është e nevojshme, në mënyrë që të sigurohet se militantët e Shtetit Islamik të mos kthehen më , ka deklaruar një zyrtar i Pentagonit për AFP.

“Ne do të ruajmë angazhimin tonë në terren për sa kohë është e nevojshme, në mënyrë që të mbështesim partnerët tanë në parandalimin e kthimit të grupeve terroriste”, tha Eric Pahon, transmeton portali arbresh.info

Shtetet e Bashkuara aktualisht kanë rreth 2 mijë trupa në terren në Siri, të cilët kanë ndihmuar në trajnimin dhe këshillimin e forcave partnere kundër ISIS-it.

Tani që xhihadistët janë mposhtur në pjesën më të madhe, Shtetet e Bashkuara po vlerësonë mënyrën për të dërguar vendin përpara.

Pahon tha se angazhimi i trupave në Siri do të ishte “bazuar në kushte”, që do të thotë se asnjë afat nuk do të përcaktojë nëse dhe kur SHBA-të do të tërhiqen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme