Pas përmbytjeve, një ndër rreziqet e evidentuara është edhe rrëshqitja e dherave dhe shkëmbinjve, si rezultat i erozionit të shkaktuar nga shpyllëzimi dhe prezenca e lartë e ujërave nëntokësorë e sipërfaqësorë.
Problematike paraqitet rrëshqitjet në Brataj të Vlorës dhe në Pogradec. Për parandalimin e dëmeve të mundshme, zonat e rrezikuara pranë vendbanimeve dhe akseve rrugore po inspektohen nga autoritetet në mbarë vendin dhe po merren masat përkatëse.
U bëhet thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në zonat me risk të lartë erozioni. Në Tiranë dhe Fier vijojnë të jenë të akomoduar në qendrat rezidenciale sociale 70 qytetarë të evakuuar.
Sipërfaqja nën ujë është reduktuar në rreth 4,000 ha, nga mbi 10,000 ha toka që u përmbytën. Zonat më të prekura janë në Fier, Lushnje dhe Vlorë.
Pas tërheqjes së ujërave, strukturat shtetërore kanë filluar dezinfektimin e banesave, qendrave shëndetësore, shkollave, baxhove, thertoreve dhe minimarketeve, në bashkitë Gjirokastër, Vlorë, Berat, Urë Vajgurore dhe Krujë.
Akset kombëtare janë të hapura. Në disa rrugë rurale vijon puna për zhbllokimin e tyre. Për urat dhe segmentet rrugore që kërkojnë ndërhyrje afatgjatë, ka nisur vlerësimi inxhinierik, në bashkëpunim edhe me një ekip ekspertësh nga Italia.
Mësimi nuk është zhvilluar në 13 shkolla. Janë marrë masat që nesër të rifillojë mësimi edhe në 6 shkolla të tjera. Furnizimi me energji elektrike është normalizuar dhe po punohet për përmirësimin e cilësisë së ujit në ujësjellësit e prekur.
Në zonat e prekura ka nisur shpërndarja e ndihmave. Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave falënderon qytetarët, bizneset dhe partnerët ndërkombëtarë, që kanë shprehur gatishmëri dhe i kanë ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur. Rikujtojmë se janë hapur llogari bankare për këdo që dëshiron të kontribuojë dhe se në Ministrinë e Mbrojtjes është ngritur qendra e pritjes dhe e administrimit të ndihmave./Opinion.al/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...