Manchester City është duke vazhduar interesimin për të nënshkruar me Alexis Sanchez.
Liderët aktual do të dërgojnë një ofertë në drejtim të Arsenalit, raporton “The Independent”, transmeton arbresh.info.
Reprezentuesi kilian, ishte shumë afër të transferohet te skuadra e Pep Guardiolës, gjatë afatit kalimtar të verës por që një marrëveshje ndërmjet tyre dështoir në momentet e fundit.
City është në top formë këtë sezon, duke arritur 13 fitore rradhazi në Premierligë por që janë tejet të interesuar ta transferojnë Sanchezin, për të përforcuar edhe më shumë sulmin e tyre.
Raportohet se City, në fillim do të ofronte 20 milionë euro por Guardiola është i gatshëm të ofrojë 50 milionë, vetëm që ai të punojë përsëri me kilianin.
Manchester City është lider në Premierligë me 41 pikë, tetë më shumë se rivali Manchester United, me të cilën do të takohet këtë vikend për të zhvilluar derbin e qytetit. /arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...