Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj fyerjeve që janë bërë ndaj Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes Jashari, nga i ashtuquajturi Shkëlqim N. Qehaja, ndërsa kërkoi nga Prokuroria e shtetit që të merret me hetimin e këtyre njerëzve që në mënyrë anonime fyejnë familjen emblematike.
Komunikata e plotë e OVL të UÇK-së:
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nuk mund të mos reagojë publikisht ndaj përpjekjeve për ta njollosur, shpërfillur apo tjetërsuar luftën e lavdishme të popullit shqiptar kundër pushtuesit serb dhe bashkëpunëtorëve të tyre si dhe rezultateve historike të saj.
E kemi të qartë se këto përpjekje vijnë nga njerëz të dyshimtë e të shitur tek pushtuesi, pavarësisht që dalin anonim si i ashtuquajturi Shkëlqim N. Qehaja i cili fyen rëndë familjen Jashari përmes Facebook.
OVL të UÇK-së, me këtë rast, kërkon nga Prokuroria e shtetit që të merret me hetimin e këtyre njerëzve por edhe të tjerë, dhe t’i sjellë sa më parë para organeve të drejtësisë.
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...