Austria ka legalizuar martesat ndërmjet partnerëve të të njëjtit seks. Ligji do të hyjë në fuqi nga viti 2019. Më herët, këtë legalizim e kanë bërë edhe vende të tjera të BE’së si: Gjermania, Franca, Britania dhe Spanja.
Austria legalizon martesat ndërmjet partnerëve të të njëjtit seks duke filluar nga vitin 2019. Kjo lëvizje e rreshton atë me disa shtete europiane si: Gjermania, Franca, Britania dhe Spanja. Vendimi u mor nga Gjykata Kushtetuese ditën e martë dhe sanksionon se partnerët e të njëjtit seks do të lejohen të martohen në Austri që nga viti 2019.
Që nga viti 2010, martesat brenda partnerëve të të njëjtit seks në Austri janë njohur zyrtarisht si bashkëjetesë e regjistruar. Por nga sot, gjykata vendosi se midis martesës dhe bashkëjetesës së regjistruar, kjo e fundit përbënte diskriminim për personat e njëjtit seks.
Partia Konservative dhe Partia e Ekstremit të Djathtë që janë në negociata për një koalicion qeveritar kanë qenë gjithmonë kundër martesave të të njëjtit seks, por ende nuk janë deklaruar për këtë zhvillim.
Ndërkohë, shumë shoqata dhe organizatave homoseksuale e kanë mirëpritur lajmin duke e komentuar në shumë rrjete sociale.
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve