Deputetja Hykmete Bajrami ka thënë se Buxheti i Kosovës për Vitin 2018 nuk premton rritje ekonomike, dhe rrjedhimisht nuk adreson nevojat e qytetarëve, ndaj nuk meriton të marrë votë aprovuese në Kuvendin e Kosovës.
Aja ka deklaruar se kjo qeveri veç do të rrisë shpenzimet, dhe jo të përmirësojë ambientin marko-fiskal në vend, ndërsa ka nënvizuar se edhe ndarja e buxhetit ministrive të ndryshe është e çuditshme.
“Ky buxhet nuk e paraqet as programin ekonomik të qeverisë, as për kah niveli i buxhetit, as për kah shkalla e rritjes ekonomike, e as për kah norma reale e rritjes së investimeve. Kostoja buxhetore është dëmi më i madh që mund t’i bëhet vendit, në raport me krejt tjerat. Në këtë kontekst, shpenzimet janë rritur shumë, për shkak të numrit të ministrive dhe zëvendësministrave”, ka thënë Bajrami në Klan Kosova.
“Koalicioni qeverisës ka ngritur ministri për Zhvillim Rajonal. Ne kemi mundur t’i ikim rajonalizimit deri tash. Ndërsa sot, kryeministri, që ia mban vetes si gardian i kufijve, e ka bërë këtë gjë. Kjo krejt mund të jetë rezultat i një kabineti të madh, që e ka vështirë të koordinohet”.
“Tek pagat ka rritje prej 17 milionë eurosh, një pjesë e madhe e të cilave do të ndahen për punësime të reja, dhe kështu vështirë mund të përmbushet rritja e tyre prej 4.3 për qind dhe kështu të shkelet ligji. Ndërsa, në anën tjetër, zvogëlimi i Fondit për Sigurime Shëndetësore është gabim i madh. Ka ulje buxheti nëpër disa ministri, nga të cilat mund të kemi humbje të mëdha buxheti, për shkak të kontratave tashmë të nënshkruara”.
“Ka ndarje të çuditshme të buxhetit, pasi për shembull, Ministria e Inovacionit ka 7 milionë euro subvencione, ndërsa ajo e Tregtisë dhe Industrisë ka vetëm dy milionë euro të ndara për subvencione. Ky buxhet nuk premton rritje ekonomike, as nuk adreson nevojat e qytetarëve dhe si i tillë nuk mund të marrë përkrahjen tonë”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...