Kufizimi i kalorive nuk është argëtues, dhe zvogëlimi i konsumimit të tyre nuk është aspak i lehtë, por çfarë nëse do t’jua përmirësonte gjumin, disponimin e përgjithshëm dhe jetën seksuale?
Hulumtimet e publikuara në revistën ‘JAMA Internal Medicine’ kanë treguar se personat të cilët hanë më pak për dy vite në përgjithësi kanë jetë më të mirë dhe më të kënaqshme, transmeton Telegrafi.
Për këtë studim, shkencëtarët i kanë analizuar 218 persona të cilët ishin konsideruar të kishin një peshë të shëndetshme.
Shkencëtarët u kishin kërkuar atyre që ose të vazhdojnë me dietën e zakonshme, ose t’i heqin 25 për qind të kalorive të përgjithshme për dy vite të plota.
Ndoshta aspak befasuese, por ata që kishin zgjedhur këtë të fundit kishin humbur rreth 10 për qind të peshës trupore – dhe kjo nuk kishte qenë zbulimi interesant.
Pas vetëm 12 muajve, personat të cilët e kishin zvogëluar sasinë e kalorive që i konsumonin kishin raportuar për mirëqenie më të mirë mendore.
Veç kësaj, ata po bënin gjumë më të mirë dhe po e shijonin seksin më shumë.
Normalisht, nëse ndiheni mirë për shëndetin tuaj, shanset janë të mëdha se do të ndiheni të mirë edhe nën çarçafë! /Telegrafi
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit