Serbia mirënjohëse ndaj Afrikës së Jugut për qëndrimin mbi Kosovën

16:18 | 5 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Serbia ka shprehur falënderimin e saj ndaj shtetit të Afrikës së Jugut për qëndrimin e vet që të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe integritetin territorial të shtetit serb.

E gjitha kjo lidhet me qëndrimin e jugafrikanëve karshi Kosovës, shkruan B92, përcjellë Klan Kosova.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka pritur në Beograd ministren e Mbrojtjes së Afrikës së Jugut, Nosiviwe Mapisa-Nqakula.

Të dy palët janë pajtuar për marrëdhënie bilateral të nivelit të lartë dhe gatishmërinë për forcimin edhe më të madh më tutje.
Ata kanë thënë se janë të gatshëm të të shpeshtojnë vizitat dhe rrisin bashkëpunimin në shumë fusha./Klan Kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme