Napoli ka njoftuar se Faouzi Ghoulam ka rinovuar kontratën e tij duke vazhduar qëndrimin në San Paolo deri në vitin 2022.
Marrëveshja e reprezentuesit algjerian do të skadonte më 30 qershor të vitit të ardhshëm dhe spekulimet e sotme kanë pretenduar që një kontratë i është shtruar në tavolinë, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, klubi i është përgjigjur menjëherë këtyre thashethemeve duke konfirmuar që mbrojtësi ka rinovuar zyrtarisht kontratën.
“Rinovimi i kontratës është bërë deri më 30 qershor të vitit 2020”, ka shkruar klubi në llogarinë e tyre në rrjetin social Twitter.
Mbeten të paqarta ende kushtet e kontratës, por raportet e mëparshme sugjerojnë që atij i është ofruar një shumë prej 3.5 milionë euro për sezon./arbresh.info/
https://twitter.com/sscnapoli/status/938032104541229056
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...