O’Connell: Nëse gjyqtarët kosovarë veprojnë sipas ligjit do të bëheshin heronj

15:03 | 5 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë se nëse gjyqtarët e Kosovës veprojnë sipas ligjit, do të mund të bëheshin heronjtë e Kosovës.

O’Connell ka deklaruar se në sistemin e drejtësisë në Kosovë duhet reforma dhe forcimi, shkruan arbresh.info.

“Ne sistemin e drejtësisë ne Kosove, duhet reforma, duhet forcimi. Gjyqtarët nëse fillojnë të veprojnë sipas ligjit mund të bëhen  heronjtë e Kosovës”, është shprehur ambasadori britanik në përgjigjen e tij ndaj një lexuesi, në kuadër të bashkëbisedimit që bënë herë pas here me ndjekësit, në rrjetin social Facebook.

O’Connell njihet si një prej ambasadorëve të huaj, më të zëshëm në Kosovë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme