Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi në fjalimin e fundvitit para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka thënë se Republika e Kosovës duhet të jetë e pakontestuar dhe të hyjë në familjen evropiane.
“Tashmë çdo ditë po shtohen zërat që po kërkojnë identitet më të qartë për mënyrën se si qeverisim ne. Ne kemi bërë lëshime për çështje që do të duhej të kishin një reflektim të brendshëm. I ftoj të gjithë që të mendojmë më shumë për atë se si të bëjmë një Kosovë që reflekton kërkesat, ëndrrat dhe dëshirat e qytetarëve për një vend të mirë”, ka thënë ai.
Thaçi tha se koha e misioneve të huaja ndërkombëtare në Kosovë ka kaluar.
“I mbetemi mirënjohës Bashkësisë Ndërkombëtare për çdo të mirë ashtu siç mbahemi përgjegjës për dështimet e tyre. Bashkësia Ndërkombëtarë gjithëmonë duhet të llogarisë në partneritetin tonë, por tani përgjegjësia është në duar tona që të sillemi si Zot shtëpië në vendin tonë. Mendoj dhe e kuptoj se sa sfiduese është për të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë gjendje. Dhuna nuk ka vend në Kosovë dhe është trup e nuk mund të justifikohet me asgjë. Lutja ime për të gjithë është që të punojmë në ndërtimin e urave dhe komunikimit e bashkëpunimit”, ka thënë ai.
Presidenti Thaçi ka përmendur edhe luftën kundër korrupsionit ku u ka bërë thirrje zyrtarëve të kësaj fushe.
“Lufta kundër korrupsionit të vazhdojë të mbetet prioritet. Imazhi i keq për shkallën e lartë të korrupsionit të ndryshojë njëher e përgjithëmonë. Nuk ka fushë që është analizuar diskutuar e punuar më shumë sesa fusha e sundimit të ligjit andaj nuk ka dyshim ëpr rëndësinë e këtij sektori. Qëllimi ynë është antarësimi në BE e jo që në Kosovë të ketë misione të përjetshme të BE-së. Mesazhi im i qartë për të gjithë zyrtarët që e duan punën e tyre: Zbatojeni ligjin, rreptësisht dhe pa dallim sepse kështu nuk u japim hapësirë askujt që të vendos misione të përjtshme”, ka thënë ai./arbresh.info
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...
Arrestime të kundërligjshme dhe tortura fizike dhe psikologj...
Kosova U-19 synon fitoren tjetër, ja formacioni zyrtar
BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë