Google ADS

Spanja e ka tërhequr fletë-arrestin ndërkombëtar për ish-presidentin e Katalonisë

14:00 | 5 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Spanja e ka tërhequr flëtë-arrestin ndërkombëtar për ish-presidentin e Katalonisë

Gjykata supreme e Spanjës e ka tërhequr fletë-arrestin ndërkombëtar për ish-presidentin e Katalonisë, shkruan Independent, transmeton arbresh.info.

Carles Puigdemont nuk është më në listën ndërkombëtare për arrestim pasi Gjykata Supreme e ka tërhequr kërkesën.

Ish-presidenti kishte shkuar në Belgjikë për të kërkuar strehim teksa gjykata e Spanjës kishte ngritur akuzë kundër tij

Ndërkohë ish-zëvendës presidenti i Katalonisë dhe tre ministra ende janë nën arrest për çrregullim të situatës dhe përpjekje për të prishur integritetin territorial të Spanjës.

Katër zyrtarët e tjerë do të vazhdojnë të mbahen nën arrest deri në një kohë të pa caktuar./arbersh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme