Në një ankand për shitjen e librave, biznesmenët, koleksionistët dhe njerëz të tjerë kanë harxhuar me miliona euro për të blerë libra.
Forbes ka nxjerrë kështu listën e 10 librave më të shtrenjtë ndonjëherë. Në vendin e parë është libri origjinal i shkruar me dorë që quhet Codex Leicester nga Leonardo Da Vinçi. Këtë libër e kishte blerë në vitin 1994 për 48.4 milionë.
Në vendin e dytë për kah “vlera” është libri The Gospels of Henry the Lion of St. Benedict i cili gjendet në “raftin” e shtetit gjerman dhe ka vlerën 28 milionë dollar. Magna Karta është një libër i mbetur nga shekulli i 12-të. Atë e ka blerë David Rubenstein për 24.5 milionë dollarë. St. Cutbhert Gospel qëndron ne vendin e katërt dhe është libër i mbetur nga shekulli i shtatë.
Ka vlerën e 15.1 milionë dollarëve. Në vendin e pestë është libri i Bay Psalm Book me vlerën 14.5 milionë dollarë. The Rothschild Prayerbook në vendin 6 me 13.9 milionë. Në vendin e shtatë Birds of America John James Audubon me 12.6 milionë.
Në vendin e tetë The Canterbury Tales me 11.1 milionë. Me vlerën e 10.2 milionë dollarëve në vendin e nëntë është Copy of the Constitution, Bill of Rights dhe në vendin e dhjetë është libri i William Shakespeare Comedies, Histories, & Tragedies (1623) me vlerën 8.2 milionë dollarë.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...