Google ADS

Tërhiqet shorti për Kupë të Mbretit

13:57 | 5 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Real Madridi dhe Atletico Madridi do të përballen të dy me skuadra të ligave të dobëta në xhiron e 1/8-së në Kupë të Mbretit pas shortit të tërhequr sot (e martë).

Skuadra e Zinedine Zidanes do të përballet me Lleidan, e cila prodhoi një rikthim sensacional duke u rikthyer nga disavantazhi prej tri golave kundër Real Sociedadit në xhiron e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Skuadra e 123 në La Liga, Numancia do të përballet me skuadrën e Diego Simeones që është duke kërkuar ta fitoj turneun për herë të parë që nga viti 2013.

Barcelona do të përballet me Celta Vigon, e cila ka arritur në fazat e gjysmëfinales së këtij kompeticioni në dy sezonet e kaluara.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 2 – 4 janar, ndërsa ndeshjet e kthimit për 9 – 11 janar./arbresh.info/

Shorti i 1/8-së:

  • Atletico Madrid v Lleida
  • Cadiz v Sevilla
  • Celta Vigo v Barcelona
  • Espanyol v Levante
  • Formentera v Alaves
  • Las Palmas v Valencia
  • Leganes v Villarreal
  • Numancia v Real Madrid

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme