Google ADS

Lionel Messi refuzoi një super kontratë për të qëndruar te Barcelona

13:35 | 5 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Lionel Messi ka kontratën që e ka dëshiruar dhe e nënshkroi atë te Barcelona duke vazhduar qëndrimin deri në vitin 2021.

“Blaugranët” kanë siguruar rinovimin e kontratës dhe ai do të luaj në klub deri në moshën 35-vjeçare, transmeton portali arbresh.info. Bazuar në ‘Marca’, Messi refuzoi një kontratë të parefuzueshme nga Manchester City, duke shfaqur që nuk i interesojnë parat.

Man City ofroi 100 milionë si tarifë të transferimit dhe 50 milionë euro për sezon. Një ofertë mjaftë joshëse e refuzuar nga Messi.

Megjithatë, ai refuzoi atë duke nënshkruar te Barcelona sërish. Në fund, Barcelona e paguan atë 35 milionë euro për sezon.

Asgjë përveç të hollave nuk mund ta sillnin atë në Angli. Familja e tij është e vendosur në Barcelonë dhe oferta nga Barcelona ishte e mirë mjaftueshëm. Në fakt, marrëveshja e re që ai nënshkroi për Barcelonën është e njëjtë me atë që ai, Surez dhe Neymar ishin paguar të tre së bashku në vitin 2014./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme